Veturat fluturuese priten të ndërtohen nga Porsche dhe Boeing

Veturat fluturuese priten të ndërtohen nga Porsche dhe Boeing

  12 Oct 2019   ,

Porsche dhe Boeing bëhen bashkë për të ndërtuar veturat fluturese për njerëzit e pasur.

Porsche dhe Boeing po bashkohen për të ndërtuar aeroplanet luksoz, me ngritje vertikale dhe ulje vertikale (VTOL) për njerëzit e pasur për të fluturuar mbi qytete të bllokuara nga trafiku, shkruan The Verge, transmeton Media Kosova.

Ato janë kompanitë më të fundit që njoftojnë për synimet e tyre në hulumtimin me risk dhe potencialisht të rrezikshëm të tregut urban të lëvizjes në ajër.

Porsche dhe Boeing kanë nënshkruar një memorandum të mirëkuptimit, që do të thotë se ata do të kërkojnë mënyra për të punuar së bashku, por ato nuk janë mbyllur në një marrëveshje detyruese.

Si pjesë e partneritetit, kompanitë thonë se “do të krijojnë një ekip ndërkombëtar për të adresuar aspekte të ndryshme të lëvizjes urbane në ajër, duke përfshirë analizën e potencialit të tregut për automjete premium dhe raste të përdorimit të mundshëm”.

Porsche, Boeing dhe Aurora Flight Sciences do të punojnë së bashku për të zhvilluar një makinë luksoze elektrike fluturuese që mund të fluturojë nëpër shkurtesa të qyteteve.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.