Zyrtare: Derbi mes Gjilanit dhe Dritës zhvillohet në ‘Fadil Vokrri’, mësohet data dhe ora e ndeshjes

Zyrtare: Derbi mes Gjilanit dhe Dritës zhvillohet në ‘Fadil Vokrri’, mësohet data dhe ora e ndeshjes

  01 Apr 2019

Kryendeshja e javës së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Por, as Prishtina e as Flamurtari nuk janë protagonistë të kësaj ndeshje.

Gjilani dhe Drita do ta zhvillojnë ndeshjen në fjalë në kryeqytet, teksa tashmë e kanë marrë edhe lejen nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Ndeshja do të zhvillohet në mbrëmjen e së dielës me fillim nga ora 20:00, ndërkaq Sevdail Robelli, drejtori sportiv i Gjilanit ka zbuluar arsyet se pse kjo ndeshje do të zhvillohet në Prishtinë.

“Tashmë e kemi marrë edhe lejen e duhur nga Federata e Futbollit të Kosovës. Arsyeja se pse ndeshja nuk do të zhvillohet në Gjilan është se stadiumi është në ri-konstruksion”, tha fillimisht Robelli për gazetën “Zëri”.

Ndërkaq, Robelli pret që stadiumi të jetë i stërmbushur, ndërsa ka thënë se klubi i tij është duke punuar edhe në drejtimin e transportit të tifozëve të Gjilanit drejt Prishtinës.

“Presim mbështetje masive dhe besoj se stadiumi do të jetë i mbushur. Ne si klub jemi duke punuar edhe për transportin e tifozëve të Gjilanit drejt Prishtinës”, përfundoi Robelli./Zëri/

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.