Zyrtare: Atdhe Nuhiu bëhet me ekip të ri

Zyrtare: Atdhe Nuhiu bëhet me ekip të ri

  01 Jul 2021

Ish-futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu ka befasuar me skuadrën e tij të re.

Nuhiu i është bashkuar skuadrës austriake, SCR Altach.

Ai largohet nga skuadra qipriote Apeol Nicosia.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit e cila ka publikuar një fotografi të Nuhiut teksa po firmoste kontratën.

Sulmuesi kosovar ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me klubin nga Austria.

SCR Altach bën pjesë në elitën e futbollit austriak.

Atdhe Nuhiu u largua nga Kosova para pak muajve. /Zeri.info