fbpx
Zidane me transfer 50 milionësh, ja kush do të zbarkojë në ‘Bernabeu’

Zidane me transfer 50 milionësh, ja kush do të zbarkojë në ‘Bernabeu’

  14 Mar 2019

Mbrojtësi brazilian i Portos, Eder Militao, do të jetë transferimi i parë i Zinedine Zidane te Real Madrid.‘Los Blancos’ po përgatiten për një verë revolucionare në tregun e transferimeve.Dështimet në të tria frontet kanë detyruar Florentino Perezin që të rikthej Zinedine Zidanen në krye të skuadrës, dhe menjëherë kanë nisur të bëjnë planet për transferimet e verës së vitit 2019.

Mediet në Spanjë raportojnë se Eder Militao i Portos, do të jetë transferimi i parë i Real Madridit.Militao, do t’i kushtojë Real Madridit 50 milionë euro. Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje do të bëhet në fund të muajit mars, dhe kompletimi i transferimit pas përfundimit të këtij sezoni.