fbpx
Zidane ka një premtim të madh për tifozët e Real Madridit

Zidane ka një premtim të madh për tifozët e Real Madridit

  11 Mar 2019

Edhe zyrtarisht Zinedine Zidane është trajner i Real Madridi.Skuadra e Real Madridit ka rikthyer trajnerin, Zinedine Zidane në krye të skuadrës, shkruan GazetaBlic.Zidane u prezentua sot para mediave, ku edhe foli për largimin e tij nga klubi si dhe rikthimin në Madrid – ku la të kuptohet se do të punojë shumë që të kthejë klubin në majat e futbollit evropian.

“Jam shumë i lumtur që kthehem në shtëpi, dua të punoj dhe të dërgojë klubin aty ku duhet të jetë”, tha fillimisht Zidane në konferencën për shtyp.“Unë u largova sepse e kisha të nevojshme, skuadra kishte nevojë për një ndryshim – pasi fitoi gjithçka.

Vendosa të kthehesha për shkak se presidenti më thirri dh e dua atë dhe klubin shumë. Është një përgjegjësi e madhe, kam luajtur me këtë mburojë, kam fituar shumë gjëra.”“Unë do të vendos çdo gjë në mënyrë që ekipi të luajë më mirë. Ne kemi për të ndryshuar gjërat për vitin e ardhshëm… Tani, kemi 11 lojëra të mbetura dhe ne duam të përfundojmë mirë në tabelë”

“Nëse unë i kam borxh klubit? Jo … Ju jeni gabim. Kur u largova, ishte gjëja më e mirë për klubin, jo vetëm për mua”, përfundoi ai.