Reims ka barazuar me liderin aktual të kampionatit francez Rennes në udhëtim me rezultat 2-2.
Arbër Zeneli në këtë takim ka asistuar në golin e parë të skuadrës së tij.
Ylli kosovar krosoi për mrekulli në minutën e 11-të për Abdelhamid që dërgoi topin drejt rrjetës.
Kujtojmë që Zeneli është i ftuar te Kosova për ndeshjet e tetorit dhe ndeshja e sotme është sinjal se ai po rikthehet në formën e dikurshme.