Visar Bekaj bëhet me skuadër të re?

Visar Bekaj ka qenë portieri më i mirë në futbollin e Kosovës në vitet e kaluara, derisa forma e tij e mirë i ka rënë në sy edhe përzgjedhësit të Kosovës, Bernard Challandes.

Ka më shumë se një vit që Challandes e fton rregullisht portierin e FC Prishtinës në Përfaqësuesen e Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Portieri 23-vjeçar pritet t’i jap fund aventurës së tij me klubin më të madh në vend, FC Prishtina, në ditët e ardhshme.

Burime të “Zeri.info” mësojnë se Bekaj është shumë pranë t’i bashkohet kampiones së Shqipërisë, Tirana.

Tirana ka shprehur interesim që një kohë për Bekajn, derisa marrëveshja është shumë pranë të mbyllet mes palëve.

Vlen të ceket se Bekaj u paraqit në 33 ndeshje në të gjitha garat edicionin e kaluar me FC Prishtinën, derisa kishte mbajtur portën e paprekur në 18 ndeshje.

Vlera aktuale e tij në tregun e transferimeve sipas “TransferMarkt” është 275 mijë euro.