fbpx
‘Vajton’ Simeone, shikoni se çfarë thotë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

‘Vajton’ Simeone, shikoni se çfarë thotë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

  12 Mar 2019

Diego Simeone ka uruar skuadrën e Juventusit për kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.Trajneri i Atletico Madridit ka theksuar se skuadra italiane ka kaluar në fazën tjetër me meritë – pasi ata dominuan ndeshjen për 95 minuta, përcjell GazetaBlic.

Atletico Madrid ka pësuar disfatë nga Juventusi me rezultatin 3-0, për t’u eliminuar nga Liga e Kampionëve, pas rezultatit të përgjithshëm 3-2.

“Juventusi luajti më mirë. Ne kishim shansin me Alvaro Morata, por asnjë tjetër. Juve vazhdimisht sulmoi dhe hyri në zonën tonë, kështu që ne kishim për të mbrojtur”, tha fillimisht Simeone.

“Unë duhet të përgëzoj Juventusin, sepse ata sulmuan shumë mirë. Ata e merituan fitoren. Është e vërtetë, ne kemi bërë gabime, por ata ishin më mirë taktikisht.”“Juventusi ka luajtur në mënyrë të ngjashme me atë që kemi bërë në ndeshjen e parë. Ne luftuam – por ata me meritë kalojnë në çerekfinale”, përfundoi trajneri.