Supertalenti kosovar i Tottenham ka vendosur për Shqipërinë, refuzoi Kosovën

Supertalenti kosovar i Tottenham ka vendosur për Shqipërinë, refuzoi Kosovën

  03 Apr 2019

Albert Raqi ka vendosur të veshë fanellën e Kombëtares së Shqipërisë.

Talenti Raqi është anëtar i gjigantit anglez, Tottenham Hotspurs për grupmoshat U-16.Raqi e ka zgjedhur kombëtaren shqiptare para asaj të Kosovës.

Në fakt, talenti kosovar është grumbulluar me kuqezinjtë, respektivisht me Shqipërinë U-16, e cila është duke u përgatitur në “Tropikal”, për turneun “UEFA Development”, që do të zhvillohet në Slloveni.Raqi është me prejardhje nga Prishtina dhe luan për të rinjtë e Tottenhamit. Gjithashtu, ai ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Kosovës.Për këtë ndërrim të zgjedhjes, ka vendosur vetë dëshira e lojtarit dhe e familjes së tij.

“E kam filluar futbollin në moshën 4 vjeçare. Jam shumë i lumtur që jam në Kombëtaren e Shqipërisë dhe po ja kaloj shumë mirë me shokët e rinj këtu në skuadër. Unë kam dëshirë të eci në gjurmët e Ronaldinhos dhe Granit Xhakës”, ka thënë Raqi për “FSHF TV”. /Insporti.com/

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.