Skauti i Manchester United jep vlerësimin e tij për Vedat Muriqin

Skauti i Manchester United jep vlerësimin e tij për Vedat Muriqin

  17 Sep 2019

Manchester United duket se është mjaftë i interesuar në transferimin e Vedat Muriqit nga Fenerbahce në afatin kalimtar dimëror.Sulmuesi i skuadrës turke po kalon nëpër një formë tejet të lartë, derisa ka arritur të marrë vëmendjen edhe të skautëve të Djajve të Kuq.

Lojtari 25-vjeçar po kalon nëpër një formë të mirë edhe te Përfaqësuesja e Kosovës, e që kjo ka bërë që skuadra angleze të tentojë transferimin e tij.

Sipas mediave në Turqi, skauti i Unitedit, Krsto Kiribalda, ishte i pranishëm në humbjen 3-1 që Fenerbahce e pësoi ndaj Alanyasporit dje, shkruan Telegrafi.

Bëhet e ditur se skauti i skuadrës angleze ka mbetur i kënaqur nga paraqitja që pa nga sulmuesi shqiptar.Muriqi ishte pjesëmarrës në golin e vetëm të shënuar për Fenerbahcen, derisa këta të fundit thuhet se i duan 50 milionë euro nga shitja e sulmuesit.

MANCHESTER, ENGLAND – FEBRUARY 25: Jesse Lingard of Manchester United celebrates after scoring his sides second goal with team mates during the Premier League match between Manchester United and Chelsea at Old Trafford on February 25, 2018 in Manchester, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.