Ronaldo tregon se kush është futbollisti më i mirë në histori

Ronaldo tregon se kush është futbollisti më i mirë në histori

  18 Sep 2019

Cristiano Ronaldo nuk ka dyshime se kush është futbollisti më i mirë në histori.

Ronaldo ka thënë se e konsideron veten si futbollistin më të mirë në histori.

Ylli i Juventusit e konfirmoi qëndrimin e tij gjatë një interviste për “ITV”.

“Për mua, unë jam numër një në histori, por për disa tifozë numër një është dikush tjetër dhe unë jam i dyti, nuk ka rëndësi”, deklaroi Ronaldo, transmeton lajmi.net.

“E di se jam në histori të futbollit si një prej futbollistëve më të mëdhenj”, u shpreh ai.

“Statistikat nuk gënjejnë, unë nuk i ndjeki rekordet, rekordet më ndjekin mua”, theksoi Ronaldo.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.