Presidenti i klubit nga Serie A: Si 14 vjeç përfundova në burg faji i dashurisë

Presidenti i klubit nga Serie A: Si 14 vjeç përfundova në burg faji i dashurisë

  01 Apr 2019

Massimo Ferrero njihet mirë në futbollin italian. Ai është një karakter unik, por kurrë banal. Eshtë folur mjaft për deklaratat e tij, se do të merrte drejtimin e Romës në rast të lamtumirës së James Pallotta, e mjaft të tjera.

Presidenti i Sampdorias u kthye për publikun me një “zbulim” të pathënë më parë, teksa po fliste në “Domenica In”: “Në moshën 14-vjeçare përfundova në një burg për minorenë, nëna ime më dërgonte cigare fshehurazi (kontrabandë). As kam përdhunuar e as kam vjedhur, thjesht një histori adoleshence.

Isha në marrëdhënie dashurie me vajzën e një polici bashkiak, që nuk ishte dakord me lidhjen tonë. Ai ishte i sëmurë nga mendja. Ndalova, teksa isha mbi motor, dhe i dhashë një shuplakë. Kështu, më denoncoi dhe më futi në burg”.

Ferrero shpreh kënaqësi të madhe që e mundi Milanin, duke rihapur garën për një vend në Ligën e Kampionëve. Numri një i Sampdorias nuk pranon diskutime e polemika mbi arbitrimin: “Ne i mposhtëm në fushë kuqezinjtë, nuk ka justifikime. Leonardo thotë se ka ptetendime për gjykimin, por nuk ka të drejtë. Në Milano na vodhën, në fazën e parë, me Higuain që e mori topin me dorë. Unë u largova pa thënë asgjë”./Telesport/

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.