fbpx
Mourinho: Kam pasur probleme me këtë lojtar të Manchester United

Mourinho: Kam pasur probleme me këtë lojtar të Manchester United

  15 May 2019

Jose Mourinho ka pranuar se ka pasur tensione me Anthony Martial gjatë kohës së tij në Manchester United.Portugezi i cili është shkarkuar nga United në dhjetor, ishte i gatshëm për të shitur francezin gjatë verës së tij të fundit në Old Trafford, përcjell GazetaBlic.

Martial ishte i zhgënjyer dhe ishte i gatshëm të largohej pasi nuk luante shumë gjatë kohës së Mourinhos.

Duke folur për L’Equipe, Mourinho u pyet për marrëdhëniet e tij me Martialin, ku tregoi se çfarë kishte ndodhur.“Martial është një djalë me një personalitet të ndryshëm.

Shpresojë se ai do të arrijë një nivel të barabartë me potencialin e tij të vërtetë. Kishim paksa probleme, por ai është një lojtar i madh”, tha Mou./GazetaBlic/

MANCHESTER, ENGLAND – FEBRUARY 25: Jesse Lingard of Manchester United celebrates after scoring his sides second goal with team mates during the Premier League match between Manchester United and Chelsea at Old Trafford on February 25, 2018 in Manchester, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)