Milani denoncohet në UEFA nga rivali i Serie A

Milani denoncohet në UEFA nga rivali i Serie A

  11 Apr 2019

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë.Milani është denoncuar në shtëpinë numër një të futbollit evropian nga rivali i përbetuar i Serie A, shkruan GazetaBlic.

Ka dy vite tashmë që Rossonerët po kritikohen për problemin financiar të tyre, derisa në verë raportohej për një marrëveshje mes UEFA-s dhe klubit italian.

Mirëpo si duket sërish do të ketë telashe për “kuq e zinjtë” nga qyteti i modës, pasi rivali nga liga italiane, Roma, gjegjësisht presidentit James Pallotta.

Sipas këtij të fundit, Milani nuk kishte të drejtë të shpenzonte 70 milionë euro për blerjen e Piatek dhe Paquetas.Tashmë drejtuesit e UEFA-s kanë mbajtur një konferencë lidhur me këtë çështje, derisa ditëve të ardhshme mbetet të shihet nëse do të ketë diçka më konkrete.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.