Mediat italiane e zbulojnë trajnerin e ri të Shqipërisë

Mediat italiane e zbulojnë trajnerin e ri të Shqipërisë

  08 Apr 2019

Sipas mediave përtej Adriatikut, vetëm disa detaje do të finalizohen së shpejti deri te nënshkrimi i kontratës në mes FSHF-së dhe Edy Rejas

Kombëtarja e Shqipërisë tashmë e ka gjetur trajnerin e ri. Ai është nga Italia, ku Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) i kishte gjetur edhe dy trajnerët e fundit, Christian Panuccin dhe Gianni De Biasin. Kështu të paktën raportojnë mediat italiane.

Sipas tyre, Edy Reja pritet të emërohet shumë shpejt përzgjedhës i ri i kuqezinjve dhe vetëm disa detaje kanë mbetur për t’u kryer deri te nënshkrimi i kontratës, transmeton Gazeta Express.

“Kiss Kiss Napoli” raporton se Armand Duka dje e ka takuar në Itali Edy Rejan dhe me këtë rast gati e kanë arritur akordin.

Duka e Reja janë takuar edhe më herët që nga ndarja e Shqipërisë me Panuccin. /GazetaExpress

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.