Liverpool dukej se do të dorëzonte pikat e
para të këtij sezoni, por ylli Senegalez Sadio Mane shënoi në sekondat e fundit
të ndeshjes.
Liverpool fitoi edhe një ndeshje tjetër të
radhës ndaj Leicester në sekondat e fundit nga këmbëshpejti Sadio Mane.
Leicester kishte ardhur për fitore por të kuqtë
vazhduan lojën me formë të lartë. Djelmoshat e Jurgen Klopp, e kanë shënuar
fitoren e tetë nga tetë xhiro, duke e mposhtur Leicesterin me rezultat 2-1. Sadio
Mane i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 40’.
Në pjesën e dytë Leicesteri e barazoi
rezultatin me James Maddison.
Vendasit e gjetën golin e fitores në sekondat
e fundit të ndeshjes me anë të penalltisë me James Milner. Pas kësaj fitoreje,
Liverpool, mbetet lider i Premierligës me 24 pikë nga tetë ndeshje.