fbpx
LAJMI I FUNDIT: Allegri afër PSG-së, këto janë detajet e marrëveshjes

LAJMI I FUNDIT: Allegri afër PSG-së, këto janë detajet e marrëveshjes

  09 May 2019

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura. Fjala është për të ardhmen e Masimiliano Allegrit, i cili dita-ditës po e sheh veten larg Juventusit, shkruan GazetaBlic.Siç mëson “Calciomercato”, ish-trajneri i Milanit është afër marrëveshjes me kampionët aktual francez, PSG-në.

Parisienët si duket kanë marrë vendim ta ndërprejnë bashkëpunimin me Tomas Tuchel, derisa në pole-position është Allegri. Madje, atij i janë ofruar plotë 15 milionë euro brenda një viti, vetëm e vetëm që ta udhëheq skuadrën nga “Parku i Princave”.Ndërkaq, raportohet se Conte do të rikthehet te “bardhë e zinjtë”.Gjatë ditës së sotme priten zhvillime të reja sa i përket kësaj çështjeje.