Komunikata e çuditshme e Romës dhe presidentit Pallotta

Komunikata e çuditshme e Romës dhe presidentit Pallotta

  01 Apr 2019

Roma ka pësuar një humbje të rëndë para adhuruesve të vet nga Napoli 1-4.

Giallorosët me këtë humbje i kane minimizuar gjasat për të zënë një pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

E kjo humbje e ka zemëruar edhe presidentin e Romës, James Pallotta që ka shpërthyer pas ndeshjes.

“Të gjithë e dinë se çfarë ka shkuar keq këtë edicion dhe për këtë arsyeje bëmë disa ndryshime”.

“Paraqitja ndaj Spalit ishte e papranueshme, ndërsa kjo ndaj Napolit edhe më keq. Lojtarët duhet të zgjohen dhe të tregojnë se kanë b**e. Nuk do të ketë arsyetim për askënd”, u shpreh Palotta.

Pas 29 ndeshjeve në Serie A, Roma aktualisht zë pozitën e shtatë në tabelë me 47 pikë, gjashtë më pak se Interi në pozitën e tretë.

Ndeshjen e ardhshme Roma do ta zhvillojë në Olimpico ku do të jetë nikoqir i Fiorentinës. /Telegrafi/

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.