Komisioni Disiplinor i FFK-së merr vendime ndaj këtyre klubeve
Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka publikuar sot vendimet e marra pas përfundimit të xhiros së 28-të të Superligës, shkruan “Zeri.info”.
Këto janë vendimet e marra nga Komisioni Disiplinor:
MALËSORE HALILI lojtare e KFF “FERONIKELI“ nga Drenasi me numër të ID kartelës ; 000178F95, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen përcaktuese për titullin e kampionit për futbollin e femrave – kategoria e senioreve; KFF MITROVICA – KFF FERONIKELI e zhvilluar me datë 27.06.2020 në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar dhe deklaratat plotësuese; si lojtare rezervë nga hapësira teknike ka ofenduar rëndë asistentin e parë të takimit z. Bekim Rama). Bazuar në nenin 42 paragrafi 1 pika b/1 të Rregullores disiplinore z. Malësore Halili lojtare e KKF “Feronikeli“ nga Drenasi;
DENOHET; me ndalesë loje për 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
KF “DRENICA“ nga Skenderaj në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për sjellje të gabuara nga ana e lojtarëve të ekipit të tyre pas përfundimit të ndeshjes së javës së XXVIII-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – DRENICA e zhvilluar me datë 04.07.2020 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; pas përfundimit të ndeshjes ekipi mysafir në shenjë revolte për humbjen e pësuar nga nikoqiri e dëmtojnë derën e hyrjes në zhveshtoren e ekipit mysafirë, ku njëherësh edhe ishin të akomoduar). Bazuar në nenin 97 dhe 98 të Rregullores disiplinore, KF “DRENICA“ nga Skenderaj për sjellje të gabuara
I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës . Kërkohet deklarata plotësuese nga KF “Drenica“ nga Skenderaj – nga zyrtari i klubit për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 09.07.2020 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).
BURIM QERKINI; kryetrajner i KF “FERIZAJ” nga Ferizaj, me numër të ID kartelës 010000M79 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së XXVIII-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA ‘89 – FERIZAJ, e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; minuta e 40 e lojës kryetrajneri Burim Qerkini i pa kënaqur në vendimet e gjyqtarëve të takimit ofendon rëndë asistentin e parë dhe gjyqtarin kryesor). Bazuar në nenin 97 dhe 98 të Rregullores disiplinore , për manifestim të sjelljeve josportive drejtuar gjyqtarëve të ndeshjes;
PEZULLOHET pa të drejtë në udhëheqjen e ekipit për ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri i pezulluar z. Burim Qerkimi lidhur me rastin. Afati datë 09.07.2020. (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).
BEHAR BARDHI; lojtar i KF “FERIZAJ“ nga Ferizaj me numër të ID kartelës ; 009794M93 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq si lojtar fundor në ndeshjen e javës së XXVIII-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERIZAJ – TREPÇA ‘89 e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar në Ferizaj; pengimi i lojtarit kundërshtar në aksion si lojtar fundor). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore lojtari Behar Bardhi;
DENOHET me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
KF “FERIZAJ“ nga Ferizaj në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave , për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXVIII-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERIZAJ – TREPÇA ‘89 e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; Mos respektimi i masave antiCovid për mos lejimin e tifozerisë në tribuna; ku si rrjedhojë e kësaj në fillimin e pjesëlojës së dytë gjyqtari kryesor e ndalon lojën për 5 minuta me qëllim të zbrazjes së tribunës). Bazuar në nenin 97 dhe 98 të Rregullores disiplinore, KF “Ferizaj“ nga Ferizaj për mos respektim të masave dhe vendimeve nga institucionet relevante shtetërore
I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport plotësues nga KF “Ferizaj“ nga Ferizaj – personi për siguri i klubit për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 09.07.2020 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).
KF “LLAPI 1932“ nga Podujeva në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXVIII-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll; LLAPI 1932 – DRITA e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; numri i madh i spektatorëve në shkallët e stadiumit rreth 200 veta me çka thyen rregullat antiCovid dhe të njëjtit kohë pas kohe ofenduan gjyqtarët e takimit si dhe lojtarët e ekipit mysafir). Bazuar në nenin 97 dhe 98 të rregullores disiplinore, KF “Llapi 1932“ nga Podujeva për lëshime në organizimin e ndeshjes
I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport plotësues nga KF Llapi 1932 – personi për siguri nga ajo ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 09.07.2020 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).
FC “PRISHTINA“ nga Prishtina në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXVIII-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – DRENICA, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Prishtinë; pas përfundimit të ndeshjes persona të pa autorizuar nga tribuna hynë në fushë të pa penguar dhe krijuan tollovi ku pati edhe duele verbale mes akterëve të të dy ekipeve). Bazuar në nenin 97 dhe 98 të Rregullores disiplinore FC “Prishtina“ nga Prishtina për këto lëshime
I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport plotësues nga FC “Prishtina“ nga Prishtina – personi për siguri nga ajo ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 09.07.2020 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).
KËSHILLA JURIDIKE;
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes – publikimit të vendimit në Faqen Zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.