Kosova po e zhvillon seancën e parë stërvitore për dy ndeshjet e tetorit, miqësoren me Gjibraltarin dhe ndeshjen kualifikuese për “Euro 2020” ndaj Malit të Zi.
Në stërvitje të pranishëm janë 16 futbollistë.
Mungojnë lojtarët që kanë qenë të angazhuar me ekipet e tyre të dielën,
raporton KTV.
Të pranishëm janë: Muriqi, Nuhiu, Muriq, Shala,
Valon Berisha, Bernard Berisha, Zhegrova, Paqarada, Muslija, Rrahmani, Rashani,
Kololli, Hadërgjonaj, Hasani, Xhemajli e Voca.
Mesfushori Herolind Shala është i ndarë nga
grupi. Ende nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm. Ai po stërvitet i veçuar nga
grupi.