Klopp tregon se sa serioz është lëndimi i Van Dijk

Klopp tregon se sa serioz është lëndimi i Van Dijk

  01 Apr 2019

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk e ka njoftuar Jurgen Kloppin për një lëndim, pas fitores 2-1 ndaj Spurs.Holandezi mori një dëmtim pas mbrojtjes heroike të një situate dy-në-një në fund të ndeshjes, duke parandaluar Moussa Sissoko që të shënonte një gol fitues për Tottenhamit, përcjell GazetaBlic.Trajneri gjerman, Jurgen Klopp tha se edhe pse holandezi mbaroi ndeshjen, ai kishte nevojë për kujdes mjekësor pas ballafaqimit.

“Duhet ta shohim, e pyeta atë dhe mendoj se u lëndua në situatën e kundërsulmit kur Sissoko e goditi atë… Nuk e di nëse ai e ka shtrembëruar apo është vetëm një goditje”, tha fillimisht ai.“Ai ishte duke ecur me një pako të madhe akulli. Unë shpresoj se nuk është asgjë serioze, por nuk e di ende”, përfundoi ai.Van Dijk është lojtari kyç i Liverpoolit këtë sezon dhe dëmtimi i tij do të ishte një goditje masive ndaj shpresave të titullit për Reds.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.