Kjo që ka ndodhur në javën e katërt në Superligë, nuk ka ndodhur asnjëherë këtë edicion

Kjo që ka ndodhur në javën e katërt në Superligë, nuk ka ndodhur asnjëherë këtë edicion

  16 Sep 2019

Java e katërt në elitën e futbollit kosovar ka përfunduar.Ndërkohë java e pestë do të zhvillohet në mesjavë dhe pritet të jetë e zjarrtë.Por ajo që ka ndodhur në xhiron e katërt në Superligë nuk kishte ndodhur asnjëherë këtë edicion.

Kjo xhiro ka përfunduar pa barazime, pasi në gjashtë takime gjashtë skuadra kanë marrë pikë, shkruan Gazeta Sheshi.Gjilani, Vushtrria dhe Llapi iu gëzuan fitoreve si mysafire, ndërsa Drita, Flamurtari e Ballkani triumfuan para tifozëve të tyre.

Kujtojmë që aktualisht në krye të renditjes janë dy skuadrat nga qyteti i Gjilanit, Drita dhe Gjilani me nga nëntë pikë pas katër ndeshjeve të luajtura.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.