fbpx

Juventus-Inter: Shkëmbim i madh yjesh!

  03 Jun 2021

Mes Interit dhe Juventusit këtë verë pritet të ketë shumë lëvizje interesante dhe ndër to mund të ketë shkëmbime të pamenduara më parë.

Tek Interi tashmë emrat më të përmendur për tu transferuar tek Zonja e Vjetër janë ata të Marcelo Brozovic dhe Christian Eriksen.

Ndërkohë në kampin e Biankonerëve në drejtim të Neroazzurëve mund të nisen emra si Paulo Dybala dhe Federico Bernardeschi.

Ndërkohë që hipoteza më e mundshme dhe e logjikshme është ajo e shkëmbimit në mes të Cuadrados dhe Brozovic pasi Inter ka nevojë për një mbrojtës të djathtë për të zëvëndësuar Hakimin nëse ai largohet këtë verë.