Merkato ende nuk ka filluar, mirëpo klubet më të mëdha kanë vënë në radar synimet e tyre.Kësisoj, lëvizja që pritet ta ketë vëmendjen më të madhe është pasardhësi i Allegrit, pasi sipas të gjitha gjasave ky i fundit do të kalojë në PSG, shkruan GazetaBlic.
Përveç Pochettinos e Sarrit, si emrat më të lakuar për ta marrë drejtmin e “Zonjës së Vjetër”, tani është përmendur edhe Jose Mourinho.
Ka qenë agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, ai i cili i ka propozuar klubit torinez ish-trajnerin e Interit.
Mirëpo si duket ky opsion nuk i ka pëlqyer fare drejtuesve bianconer, që e kanë refuzuar kategorikisht këtë mundësi.Priten ngjarje interesante gjatë verës, derisa mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat.