fbpx
Imer Ademi flet pas rastit me COVID-19 te Flamurtari: Është i izoluar, nuk ka qenë në stërvitje që katër ditë

Imer Ademi flet pas rastit me COVID-19 te Flamurtari: Është i izoluar, nuk ka qenë në stërvitje që katër ditë

  18 Jul 2020

Situata epidemiologjike në Kosovë ka qenë e rënduar në javët e fundit, derisa kryeqyteti, Prishtina ka qenë qyteti me numrin më të madh të rasteve me COVID-19.

Tashmë, koronavirusi ka prekur edhe futbollin, derisa në mbrëmjen e djeshme (e premte) u raportua për një rast pozitiv me COVID-19 te klubi i Flamurtarit, raporton “Zeri.info”.

“Zeri.info” e ka kontaktuar presidentin e Flamurtarit, Imer Ademi i cili e ka konfirmuar rastin me COVID-19 në klubin prishtinas, derisa ka treguar edhe emrin e futbollistit.

“Gentrit Begolli ka rezultuar pozitiv me COVID-19”, ka thënë fillimisht Imer Ademi.

I pyetur nga “Zeri.info” se kur ishte hera e fundit që Begolli ishte i pranishëm në stërvije me skuadrën e Sunaj Keçit, Ademi u përgjigj:

“Që katër ditë nuk ka qenë i pranishëm në stërvitje. Ka pasur simptoma, dhimbje koke, është larguar nga stërvitjet, është testuar dhe ka dalur pozitiv”.

Për fund, Ademi tha se pjesa tjetër e skuadrës nuk ka asnjë simptomë.

“Pjesa tjetër e skuadrës nuk kanë asnjë simptomë deri më tani”, përfundoi të shtunën Imer Ademi. /Zeri.info