Historia e familjes Rashica, familjarët e Milotit kanë histori për Shqipërinë e bashkuar

Historia e familjes Rashica, familjarët e Milotit kanë histori për Shqipërinë e bashkuar

  05 Apr 2019

Futbollisti shqiptar i momentit në Europë është padyshim Milot Rashica. Javë pas jave dhe ndeshje pas ndeshje, gjithmonë autori i golit është i njëjtë në Gjermani me Werder Bremen. Madje edhe ndaj Shalkes, do të ishte pikërisht Rashica që do e nxirrte nga “halli” skuadrën e tij, që nuk gjendej në formën më të mirë.

Një gjuajtje nga distanca, një kryevepër, e cila mjafton për të vendosur fatin e kualifikimit në Kupë. Gjithmonë e kemi parë këtë futbollist, sidomos në kohën kur luante me Vittesen, që të festonte me shqiponjë. Sigurisht këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur, pasi Rashica është një futbollist shqiptar.

Por dëshira e madhe për të festuar në këtë mënyrë, buron nga familja e tij. Të gjithë historinë do e tregonte vetë babai i tij për “Shqiperia.ch” disa kohë më parë, ndërsa ky është momenti më i mirë për ta risjellë atë:

“Ne jemi një familje që kemi vuajtur shumë për atdheun tonë, Shqipërinë. Kemi qenë të izoluar nga sistemi jugosllav dhe ishim si të padëshirueshëm për ish-Jugosllavinë. Xhaxhai im, Zeqir Rashica ka qenë drejtori i një reparti në Trepçë, por edhe kryetar i sindikatës së minierave në Kosovë. Ai gjithashtu ka qenë formuesi i grupit të parë të partisë, që bëri kundërshtimin për ndarjen e Kosovës nga Shqipëria.

Ka vuajtur 18 vite në bu rgjet serbe, ndërsa në 1963 arratiset në Shqipëri. As atje nuk e pritën me lule, por në kampet e internimit. Familja Rashica e xhaxhait jeton në Elbasan. Babai im ka qenë në shkollën e gazetarisë dhe me futjen në bu qrg të xhaxhait, është detyruar të punoj në minierë. Gjithmonë bisedat i kemi bërë vetëm për Shqipërinë, prandaj Miloti e ka të trashëguar këtë dashuri nga familja e tij.

Unë mbrojtëset ia kam pare djalit më dy flamuj vetëm në rrjetet sociale. Pra ka qenë zgjedhje e tij dhe jo e imponuar. Jam gëzuar shumë të them të drejtën, djali im e ka Shqipërinë në zemër. Kosovën e do sepse është rritur dhe lindur atje. Fati e ka dashur të jetë kështu, por ndarja nga kombëtarja shqiptare ka qenë shumë e rëndë për gjithë familjen. Djali im ishte i pari që ka dal nga brumi i Kosovës ku është rritur dhe zhvilluar në vendin e tij, e jo nëpër shtete të tjera. E kishte detyrim që t’i jepte Kosovës kontributin me pranimin në UEFA”, kishte thënë babai i lojtarit.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.