Gol fantazmë si ky nuk keni parë

Gol fantazmë si ky nuk keni parë

  17 Sep 2019

Në futboll ka vendime nga më të çuditshmet të gjyqtarëve, por ky që është marrë në një ndeshje futbolli në Argjentinë ka bërë të vlefshëm golin më fantazmë që njeh ndoshta historia.

Në përballjen Chicago-La Casta 1-1, në “Liga Reconquistense de Fútbol”, ata që duhet të japin drejtësi morën vendimin më të padrejtë, duke konsideruar gol një kros të cilin portieri e bllokoi në dy kohë.

Anësori bëri një gabim të pafalshëm, duke sinjalizuar se topi kishte kaluar vijën fatale, kur ishte thuajse 1 metër brenda fushës.

Një vendim shumë dyshues për faktin se nxori nga gara për titull skuadrën mike.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.