Godin tregon se çfarë të përbashkët kanë Atletico me Interin

Godin tregon se çfarë të përbashkët kanë Atletico me Interin

  18 Sep 2019

Shoh shumë gjera tek ky Inter që më kujtojnë Atleticon e sezonit 2013-14. Diego Roberto Godin nuk ka dyshime, zikaltërit i kujtonë ish-skaudrën e tij që për periudhën për të cilën flet, Los Colchoneros fituan titullin kampion në La Liga.Inter sipas mbrojtësit ngjason në shumë aspekte me klubin spanjoll, për shpirtin e garës, dëshirës për të qënë të bashkuar, për të punuar dhe për të bërë sa më mirë.

“Inter dhe Atletico kanë shumë të përbashkëta. Mënyra sesi i përjetojnë ndeshjet. Të gjithë lojtarët në fushën e blertë japin maksimumin e tyre. Të pasurit një trajner që beson në forcën e ideve, për një lojtar është shumë e rëndësishme. Duhet të bëjmë njësoj siç bëri Atletico, t’i marrim ndeshjet një e nga një.”

Hapi i rradhës do të jetë derbi i Madoninës, një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit. Godin shprehet se kundër Milanit, zikaltërit nuk duhet të zhgënjejnë tifozët.

“Derbin e kam ndjekur nga televizori disa herë. Personalisht e di mirë sesi luhet një sfidë e tillë. E rëndësishme është që të mos zhgënjejmë tifozët. Një skaudër ka nevojë për ta, për shtysën që të japin. Përtej projekteve që kanë drejtuesit e klubit, tifozët janë shumë të rëndësishëm. Ndaj kundër Milanit duhet të japim max për të mos i zhgënjyer.”

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.