‘Goal.com’ zbulon se a do të luajë Shaqiri ndaj Tottenhamit

‘Goal.com’ zbulon se a do të luajë Shaqiri ndaj Tottenhamit

  29 Mar 2019

Xherdan Shaqiri nuk pritet të luajë as në sfidën e së dielës së Liverpoolit ndaj Tottenhamit, transmeton zeri.info

Shaqiri nuk ishte pjesë e përfaqësueses zvicerane për ndeshjet e marsit për shkak të një lëndimi në ijë.

Edhe pse trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka deklaruar se futbollisti shqiptar është në gjendje shumë të mirë, sipas mediumit të njohur sportiv “Goal.com” ai është në dyshim për takimin ndaj londinezëve.

“Xherdan Shaqiri është në dyshim për këtë ndeshje, pasi mungoi në kualifikimet e Zvicrës për ‘EURO 2020’ me një problem në ijë”, shkruan Goal.com.

Gjatë kohëve të fundit roli i Shaqirit në skuadrën e Liverpoolit është zbehur shumë dhe duket se strategu gjerman e ka humbur besimin te ish-lojtari i Stoke Cityt./Zëri

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.