fbpx

Epoka ‘Ancelotti’: Ylli i Serie A është blerja e parë e Los Blancos!

  03 Jun 2021

Carlo Ancelotti është rikthyer përsëri tek Real Madrid dhe menjëherë kanë filluar lëvizjet e para për përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Mësohet se kërkesa e parë e Ancelottit është transferimi i mesfushorit të Napolit, Fabian Ruiz.

Siç raporton Calciomercato.com, rikthimi i tij në stolin e madrilenëve mund të jetë vendimtar për transferimin e Ruiz këtë verë.

Ishte pikërisht italiani që kishte kërkuar transferimin e tij në Santiago Bernabeu në vitin 2018 për një shumë prej 30 milionë eurosh mirëpo ai atëherë vendosi të transferohej tek Napoli.