Eden Hazard: Ja pse në Spanjë futbolli është ndryshe

Eden Hazard: Ja pse në Spanjë futbolli është ndryshe

  16 Sep 2019

Eden Hazard ka dhënë një intervistë për UEFA para se të debutojë në Champions League me Real Madrid.Belgu vlerëson klubin e bardhë dhe tregon ambicien e tij me madrilenët, përcjell GazetaBlic.Futbolli në Spanjë:

“Unë mendoj se këtu tifozët janë vërtet tifozë. Në Angli nuk ka aq shumë tifozë, njerëzit atje, të gjithë, të rinjtë, të rriturit, adoleshentët, me të vërtetë janë të interesuar për futbollin e tyre, por ata nuk janë aq fanatikë për të ekipe. Në kohën kur isha në Chelsea ne humbëm, ishim të zhgënjyer siç ishin tifozët, por kurrë nuk e ndjeja se ishte një fatkeqësi. Kjo është ndryshe në Spanjë.

Futbolli është gjithçka për ta”, tha Hazard.Objektivat:“Unë gjithmonë kam punuar në bazë të punës në fushë. Sigurisht, kur je në një klub si ky duhet të fitosh dhe duhet të shënosh. Në këtë klub të shkëlqyeshëm dua të përpiqem t’i bëj njerëzit të më shohin më shumë, të fitojmë lojëra dhe të shënojë gola”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/

MADRID VS LEVANTE. JORNADA 4 DE LALIGA SANTANDER. 14 DE SEPTIEMBRE DE 2019.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.