Del Piero: Më pëlqen shumë ky lojtar i ri

Del Piero: Më pëlqen shumë ky lojtar i ri

  17 Sep 2019

Legjenda e futbollit, Del Piero thotë se shikon shumë ndeshje nga futbolli evropian dhe zbulon se i pëlqen ta shikon Joao Felixin duke luajtur.Alessandro Del Piero, ishte lojtar kyç i Juventusit të Torinos për 20 sezone, raporton GazetaBlic.

Me fillimin e edicionit të ri të Ligës së Kampionëve, Alessandro ka sytë te Wanda Metropolitano, shtëpinë e Atletico de Madrid – ku do të zhvillohet takimi mes Juves dhe Atleticos.

“Do të jetë një ndeshje e shkëlqyeshme, sepse të dy skuadrat dinë se çfarë të bëjnë. Është e vërtetë që Juventus po ndryshon shumë me Sarrin, por është i njëjti ekip. Në Atletico Madrid ata gjithashtu mbajnë të njëjtën strukturë, pavarësisht ndryshimit të rëndësishëm midis Griezmann dhe Joao Felix”, tha fillimisht Del Piero.

“Më pëlqen shumë të shikoj Felixin kur luan, ai ka shumë vite përpara për tu përmirësuar, por tashmë e kam parë shumë mirë. Ai ka një shans të jetë një lojtar i shkëlqyer i futbollit”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.