fbpx
De Rossi transferohet në Premierligë

De Rossi transferohet në Premierligë

  15 May 2019

Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Boca Juniors kanë shprehur interesim për të nënshkruar me kapitenin e Romës, Daniele De Rossi.City u përpoq të nënshkruante mesfushorin edhe më herët – ndërsa PSG ka hyrë tani në garë për italianin, përcjell GazetaBlic.

Tuttomercatoweb raporton se edhe Boca Juniors dëshiron shërbimet e De Rossi, duke shpjeguar se ai kurrë nuk e ka fshehur dashurinë e tij për klubin argjentinas dhe se drejtori i tyre sportiv, ish-mbrojtësi i Giallorossëve, Nicolas Burdisso, po përpiqet të arrijë një marrëveshje.

De Rossi ka luajtur në skuadrën e Romës për 18 vite, ku ka shënuar 615 paraqitje, në të cilat ka shënuar 63 gola./GazetaBlic/