Challandes rrëfehet: Ja pse u ambientova shpejt në Kosovë

Challandes rrëfehet: Ja pse u ambientova shpejt në Kosovë

  09 Apr 2019

Pas kualifikimit historik të Kosovës, selektori Bernard Challandes është rrëfyer në emisionin ‘Info Magazine’.

Ai tregon se e ka njohur mentalitetin e futbollistëve shqiptarë nëpërmjet Valon Behramit e shumë të tjerëve, me të cilët ka punuar më herët në Zvicër, përcjell Periskopi.

”Kam punuar në Zvicër me Valon Behramin. E njoh mentalitetin nga futbollistët shqiptarë që kam punuar në Zvicër. E kam patur më të lehtë që të ambientohem”, u shpreh ai.

Ndryshe, 67-vjeçari zëvëndësoi Albert Bunjakun në stolin e Kosovës dhe nuk njeh humbje gjatë vitit 2018. /Periskopi/

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.