Benjamin Mendy nuk i ndal ‘qejfet’ e veta, Pep Guardiola nuk duron dhe jep deklaratën e ‘çmendur’
Benjamin Mendy nuk i ndal ‘qejfet’ e veta, Pep Guardiola nuk duron dhe jep deklaratën e ‘çmendur’
03 Apr 2019
Benjamin Mendy e ka të ardhmen e pasigurtë te Manchester City pasi është parë në një klub nate duke u argëtuar në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë.
Mbrojtësi i krahut të majtë ka luajtur vetëm 27 minuta që prej lëndimit në gju të pësuar në nëntor, por ai është rikthyer në stërvitje së fundmi.
Mendy nuk ishte ftuar nga Pep Guardiola për ndeshjen kundër Fulhamit, dhe tani “Daily Mirror” ka zbuluar një video, ku shihet ai në një klub nate rreth orës 03:30 pas mesnate, shkruan Zëri.
Ndërkaq, në lidhje me këtë situatë ka folur edhe Pep Guardiola, i cili në mes të tjerash e konfirmoi se Mendy ka stërvitur në qendrën stërvitore disa orë para daljes së tij pas mesnate.
“Mendy është mjaftueshëm i vjetër për ta ditur atë që po bën. Nuk jam babai i tij. Do të preferoja që ai të flinte më herët, por nuk i kontrolloj lojtarët në këso situata”, u shpreh Guardiola.
“Nuk jam i frustruar, jam njeri i relaksuar”, tha Guardiola në mes të tjerash.
Por, kjo nuk është hera e parë që Mendy bën gjëra të tilla.
Mbrojtësi francez edhe në vitin e kaluar kishte bërë një dalje befasuese, duke shkuar në “Wembley” për ta shikuar duelin mes Anthony Joshua dhe Povetkin.
Ndryshe, Manchester City është në kërkim të një mbrojtësi të majtë në afatin kalimtar veror, ku Alex Grimaldo i Benficas është objektivi kryesor./Zëri/
Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics.
Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në
Politikën tonë të Privatësisë.