Balotelli – Bonuccit: Je me fat që nuk isha aty

Balotelli – Bonuccit: Je me fat që nuk isha aty

  03 Apr 2019

Mario Balotelli ka thënë se Leonardo Bonucci është njeriu me fat që ai nuk ishte aty kur mbrojtësi italian tha se Moise Kean pati pjesërisht faj për abuzimin racist që iu bë nga tifozët e Cagliarit. 

Ndaj Kean u bënë thirrje raciste gjatë gjithë ndeshjes që Juventusi e fitoi 2:0 të martën mbrëma në Sardegna Arena, transmeton Gazeta Express.

Kur e shënoi golin e dytë të bardhezinjve në minutën e 85-të, Kean qëndroi i pa lëvizur me duart e shtrira para tifozëve ultras të Cagliarit, të cilët reaguan edhe më ashpër dhe e abuzua haptazi me thirrje raciste.

Miralem Pjanic dhe Giorgio Chiellini u solidarizuan me të pas ndeshjes, por Leonardo Bonucci dhe – pak më but – trajneri Max Allegri pohuan se adoleshenti italian i provokoi tifozët e Cagliarit.

“Kean është dashur të festonte me bashkëlojtarët. Kishte thirrje raciste pas golit Blaise i dëgjoi dhe u zemërua. Mendoj se faji është 50-50, sepse Moise nuk është dashur ta bënte atë”, pati thënë pas ndeshjes Bonucci.

Këto deklarata e kanë zemëruar Balotellin, i cili shkroi në positimin e Kean në Instagram duke i dalë në mbrojtje.

“Të lumtë! Dhe tregoji Bonuccit se është me fat që nuk isha aty. Në vend se të të mbronte, ai e bën këtë. Uau, sinqerisht jam i tronditur. Të dua, vëlla!” shkroi Balotelli. /Gazeta Express/

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.