
Babai i Granit Xhakës, Ragipi, ka treguar arsyen pse mesfushori i Arsenalit nuk luan për Kosovën, shkruan Zeri.info.
Të martën mbrëma, Ragip Xhaka ishte i ftuar në emisionin “Euro Dueli”. Mes tjerash, ai tregoi arsyen pse Graniti nuk zgjodhi Kosovën ose Shqipërinë.
Ragipi zbuloi se në fillim kishte pasur kontakte vetëm me Shqipërinë, por që pastaj kishte pasur një mos-pajtim mes tyre, të cilin ai e cilëson si “të vogël”.
Tutje, ai tha se Kosovën nuk ka mundur ta zgjedh shkaku se Graniti në vitin 2016 kishte luajtur me Zvicrën në Kampionatin Evropian, vit kur edhe Kosova u pranua në FIFA e UEFA.
Ragip Xhaka zbuloi se përmes avokatit kishte dërguar një letër në FIFA, por që sipas tij përgjigja kishte qenë negative shkaku i atij Evropiani, teksa Granit Xhaka edhe sot vazhdon ta përfaqësoj Zvicrën.
Në fund, babai i Granit Xhakës tha se ata janë përballur me kritika, por theksoi se ai nuk ndihet fajtor.
Vlen të theksohet se vëllai i Granitit, Taulant Xhaka është reprezentues i Kombëtares së Shqipërisë. /Zeri.info
Theme : Good News Lite