Arrihet akordi, ky do të jetë trajneri i Shqipërisë

Arrihet akordi, ky do të jetë trajneri i Shqipërisë

  27 Mar 2019

Pas shkarkimit të Christian Panuccit, Federata Shqiptare e Futbollit është në kërkim të trajnerit të ri të Kombëtares shqiptare.

Së fundmi, ish-kapiteni i Kombëtares, Besnik Hasi është shfaqur si një prej alternativave që mund të pasojnë italianin në pankinën e kuqezinjve.

Mirëpo, burime të besueshme nga mediat shqiptare kanë bërë me dije se 73-vjeçari Edi Reja, ka arritur një akord paraprak për të marrë drejtimin e Shqipërisë.

Trajneri i ri i Kombëtares është piketuar. Nga burime të besueshme të njerëzve që kanë informacione të sakta rreth çështjes, gazeta ka mësuar se trajneri italian, Edi Reja, ka arritur një akord verbal për të marrë drejtimin e Kombëtares.

Gjithçka ka ndodhur në “shtëpinë e Skënderbeut”, ku edhe ka qëndruar ekipi kombëtar i grumbulluar. Jo vetëm kaq, por të njëjtat burime kanë bërë me dije se gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur një tjetër bisedë të presidentit Duka me trajnerin për të diskutuar edhe detaje të marrëveshjes, çështjeve që kanë të bëjnë me drejtimin e Kombëtares dhe shumëçka tjetër.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.