fbpx
Agjërimi para finales? Mohamed Salah, Xherdan Shaqiri dhe Sadio Mane marrin këtë vendim

Agjërimi para finales? Mohamed Salah, Xherdan Shaqiri dhe Sadio Mane marrin këtë vendim

  11 May 2019

Ramazani është një aleat shumë i madh për Tottenham Hotspur në kuadër të finales së Champions-it, për faktin se tre futbollistë të Liverpoolit, Sadio Mane, Mohamed Salah dhe Xherdan Shaqiri agjërojnë gjatë muajit të shenjtë të fesë islame.

Por, me sa duket Jurgen Klopp e ka zgjidhur përfundimisht problemin me ushqimin e futbollistëve të tij për finalen e 1 qershorit dhe rrezikun që ata të mos vinin në formë për ndeshjen përballë Tottenhamit, shkruan AlbanienShow.

Megjithatë Kurani e parashikon se personat që janë në kushtet e pamundshmërisë për shkak të sëmundjes apo udhëtimeve, mund ta kompensojnë ditën e humbur.

Kështu pritet me ndodh edhe me tre lojtarët mysliman të Liverpoolit për 1 qershor, Shaqiri, Salah dhe Mane nuk do të jenë agjerushëm.

Njëjtë edhe vitin e kaluar patën vepruar treshja, Salah, Mane dhe Emre Can.

Kujtojmë që Liverpooli e siguroi finalen pasi në mënyrë spektakulare e mposhti Barcelonën 4-0 në stadumin “Anfield”.