fbpx
A do të shkarkohet Valverde? Reagon Bartomeu

A do të shkarkohet Valverde? Reagon Bartomeu

  08 May 2019

Presidenti i Barcelonas, Josep Bartomeu, menjëherë pas ndeshjes dhe eliminimit, është shfaqur tepër i mërzitur:“Nuk duhet të ndodhte si ndaj Romas vitin e shkuar… Nuk duhet të ndodhte. Jemi të gjithë të mërzitur nga kjo gjë. Futbollsitët të parët, pastaj drejtuesit dhe tifozët. Nuk di t’i jap një shpjegim kësaj humbje me katër gola.Tani na duhet të reflektojmë dhe të shohim ku kemi gabuar. Të përgatisim finalen e Kupës së Mbretit, pasi ka mbetur ky trofe për t’u luajtur”.

Më pas, i ngacmuar në lidhje me trajnerin, Bartomeu preu shkurt: “Do të flasim me qetësi. Do të bëjmë analizën tonë në lidhje me këtë gjë”.telesport