A do të japë dorëheqjen Panucci? Ja si përgjigjet italiani

A do të japë dorëheqjen Panucci? Ja si përgjigjet italiani

  22 Mar 2019

Panucci: Nuk kam pse të jap dorëheqjen
Christian Panucci nuk ka ndërmend të dorëzohet edhe pas një starti me humbje 0-2 në shtëpi ndaj Turqisë.

“Panorama Sport” pyeti enkas trajnerin italian të kuqezinjve pak minuta më parë në stadiumin “Loro Boriçi”, nëse e mendon largimin pas kësaj humbjeje.

Ja si u përgjigj kreu i pankinës: “Nuk kam pse të jap dorëheqjen. As e çoj nëpër mend këtë”. Gjithsesi, edhe pse Panucci nuk kërkon të dorëzohet, nuk është çudi që të ketë një prishje të njëanshme të kontratës nga FSHF.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.