fbpx
Votimi përmes postës mbyllet me 5 tetor

Votimi përmes postës mbyllet me 5 tetor

  04 Oct 2019   ,

Sot është dita e parafundit që aplikuesit e regjistruar të votojnë përmes postës.

Saktësisht, fletëvotimet duhet të pranohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më së largu më 5 tetor, pra ditën e nesërme. Votimi përmes postës ka filluar më 19 shtator.

Kujtojmë se nga 40 mijë e 313 aplikacione për të votuar përmes postës që janë pranuar dhe proceduar në KQZ, janë aprovuar 35 mijë e 87 aplikacione, ndërsa janë refuzuar 5 mijë e 226 aplikacione për shkak të mosplotësimit të kritereve të përcaktuara me ligj.

Këtë herë numri i votuesve nga diaspora është dukshëm më i lartë se sa në zgjedhjet e kaluara. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 6 tetor.

Në listën përfundimtare të votuesve, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) numri i votuesve është 1 milion e 937 mijë e 868./21Media