Vehbi Kajtazi: Hakmarrja ndaj Zekës fillon me këtë video!
Nga një emision në PaRrotlla në të cilin gazetarja Egnesa Vitia akuzon rëndë pronarin e gazetës online “Insajderi” Vehbi Kajtazin për ngacmim seksual, korrupsion, fyerje dhe linqime të ndryshme të cilat ju bënë asaj, koleges dhe kolegut të tyre në të cilën përfshihet edhe redaktori i kësaj gazete Vullnet Krasniqi edhe drejtori, siç duket bëhet fjalë për Parim Ollurin, filloi urrejtja dhe hakmarrja ndaj gazetarit Milaim Zeka.
Milaim Zeka është përballur kohët e fundit me një fushatë të hapur linqimi të inicuar nga vetë Vehbi Kajtazi dhe të plasuar në opinion nga portali Insajderi. Mashtrimi i cili iu bë Egnesa Vitisë nga Vehbi Kajtazi dhe diskriminimi i saj në pagë nga Vehbi Kajtazi në bashkëpunim me Vullnet Krasniqit të cilët i kërkonin takime publike dhe e kërcënonin Vitinë, bëri që kjo e fundit të del publikisht në emisionin “Pa Rrotlla” tek gazetari Milaim Zeka, dhe të flasë për përjetimet e saj duke akuzuar Kajtazin për ngacmim seksual, korrupsion, shmangie nga tatimi, si edhe për përsëritje të veprës se ngacmimit seksual edhe tek ish kolege të tjera të cilat ishin larguar për të njejtat arsye.
Disa ditë më parë edhe Portale të tjera në Kosovë kanë raportuar mbi komunikime mes Kajtazit dhe Krasniqit ku është vënë re gjuha denigruese ndaj kolegeve të tyre. Në këto komunikime përmendet edhe emri i Egnesa Vitisë në të njëjtën mënyrë fyese dhe denigruese.
Në shenjë hakmarrje për këto denoncime dhe të tjera, Kajtazi nëpërmjet portalit Insajderi ndërmori një fushatë sulmi kundër Milaim Zekës. Në këtë fushatë, Vehbi Kajtazi u bë bashkëpunëtor më një person të akuzuar për krim të organizuar i quajtur Ilir Krasniqi, duke nxjerrë në publik komunikime private mes Milaim Zekës si paditës në polici ndaj Krasniqit, dhe Krasniqit si i arrestuar me akuzën e mashtrimit.
Në këtë bashkëpunim, Kajtazi e ka shfrytëzuar edhe avokatin e Ilir Krasniqit për tiu qasur materialit hetimor të cilin më pas e manipuloi me një përkujdesje të veçantë. Qëllimisht janë përzgjedhur mesazhe të caktuara të cilat më pas janë interpretuar nga vetë Kajtazi në mënyrë manipulative.
Qëllimisht, të gjithë incizimet e pa autorizuara dhe të fshehta që Ilir Krasniqi iu ka bërë bisedave më Milaim Zekën, janë prere dhe montuar në atë mënyrë që në opinion të duket sikur Milaim Zeka është bashkë-fajtor në manipulimin e shumë qytetarëve kosovarë për çështjen e vizave.
Të gjitha këto manipulime të qëllimshme kanë çuar edhe në manipulimin e rrjedhës së hetimeve, të cilat po e nënvizojmë edhe një herë, janë iniciuar nga vetë Zeka kundër Krasniqit si mashtrues. Akuzat publike të bëra nga Kajtazi, pa asnjë fakt dhe bazuar në manipulime të ndyta teknike, bënë që prokuroria e vënë nën presionin mediatik fillimisht të ndalojë Zekën për 48 ore, dhe më pas ai të vuajë arrestin shtëpiak.