fbpx
Vajza e Ismail Kadaresë emërohet zv/presidente e Asamblesë së OKB-së

Vajza e Ismail Kadaresë emërohet zv/presidente e Asamblesë së OKB-së

  01 Jul 2021

Besiana Kadare, vazja e Ismail Kadares, është përzgjedhur si zëvëndës presidente e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në sesionin e 75 të saj. Një lajm mjaft pozitiv për Shqipërinë e cila në këtë sesion do të përfaqësohet nga vajza e shkrimtarit të njohur edhe ndërkombëtarisht, e cila më herët ka shërbyer si sekretare e parë në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në OKB, në vitet 2002-2005.

Më pas ajo u kthyer në Shqipëri për të punuar në Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID). Në 2008 Besiana do të shërbente në ambasadën e Shqipërisë në Francë, ndërsa nga 2011-20016 ajo ishte Ambasadore e Shqipërisë dhe delegate e përhershme në organizatën Arsimore, Shkencore dhe Kulturore në Kombet e Bashkuara (UNESCO), në Paris.

Vetë Besiana për përzgjedhjen në këtë post të rëndësishëm në rrjetet sociale shkroi: “Krenare të njoftoi se Shqipëria është zgjedhur si zëvendës/presidente në sesionin e 75 të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Është një nder i madh për të shërbyer si zëvendës/presidente në këtë sesion historik dhe po shoh para për të punuar me ambasadorin turk Volkan Bozkir, që është edhe presidenti i Asamblesë së Përgjithshme.”