Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti i është kundërpërgjigjur Isa Mustafës lidhur me akuzat se VV është në koalicion të fshehtë me PDK.
Sipas Ahmetit akuzat e Musytafës janë propagandë koti. Ai thotë se nuk është koha e Jugosllavisë dhe se të gjitha ngjarjet politike i gjënë në internet.
“Sot paska thënë që VV është me PDK. Qe gati 15 vite, në intervale të ndryshme LDK dhe PDK kanë bashkëqeverisur. Së fundmi në qeverinë e fundit Isa na i la bakshish Hashim Thaqin President e Kadri Veselin Kryetar Kuvendi. Në Kuvendin Komunal të Prishtinës qe tre vite e edhe më tutje mjafton me ja mshel synin Agim Gashi Lirakut e anasjelltas për me blloku gjana”.
“Përpara ndoshta edhe keni arrit me mshef veprime të kaluara por sot jo. Mjaft me propaganda koti më”, shkruan Ahmeti në Facebook.