Njësiti anti-drogë në Gjakovë ka shkatërruar
250 rrënjë bimë të llojit Marijuanë të gjetura në Koshare.
Një aksion është ndërmarrë më 16 tetor 2019
nga ana e policisë, njësitit anti-drogë,
së bashku me prokurorinë themelore të Gjakovës duke shkatërruar një plantazh të
mbjellur me marijuanë.
“Bimët kanë qenë te gjata afërsisht 1 deri në
3 metra, dhe aksioni për shkatërrimin e tyre ka zgjatur nga ora 14:00 deri në
orën 17:00. Po ashtu, janë marrë mostra për ekzaminim të mëtutjeshëm, kurse për
momentin nuk kemi ndonjë person të dyshuar. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit,
policia janë në kërkim të zbulimit të kryerësve të mundshëm të kësaj vepre
penale”, thuhet nga prokuroria.
Gjithashtu, më 14 tetor 2019, në Koshare, në afërsi të zonës kufitare
Kosovë-Shqipëri, nga një aksion tjetër i policisë, janë gjetur afro 5. 000
rrënjë kanabis, ku me urdhër të prokurorit janë shkatërruar në vendin e
ngjarjes, po ashtu me urdhër të tij policia janë në kërkim të zbulimit edhe të
këtij rasti.