Një gazetar nga Kosova e pranoi këtë publikisht në konferencën për media kur i kërkoi trajnerit të Ukrainës që të bëjë foto pas përfundimit të saj.
“Pyetja ime është shumë e thjeshtë. Pas konferencës, a mund të bëjmë një foto së bashku”, pyeti gazetari nga Kosova.
Përgjigjja e Shevës ishte pozitive. “Natyrisht, sa të duash”, tha ai duke qeshur.
Por, ndërhyrja e zëdhënësit të Federatës prishi atmosferën. “Ju lutem të jeni më serioz në pyetjet tuaja”, ndërhyri ai. Shevchenko u tregua sërish gjentëllmen duke ia kthyer sërish gazetarit. “Mos u brengos, e kemi zëdhënësin shumë serioz”.
Sheva më pas foli për Kosovën. Ai e sheh një skuadër shumë të mirë, por që kanë nevojë për kohë për të treguar rezultate.
“Mendoj se çdo ndeshje ata po përmirësohen. Rezultati nuk është pasqyrë e ndeshjes që atë bënë. Ata kanë nevojë që të luajnë më shumë së bashku për t’u përmirësuar sepse kanë skuadër të re dhe të talentuar. Nuk e kishim të lehtë të fitonim ndaj tyre”, deklaroi legjenda e Milanit.
Pyetjen e gazetarit dhe përgjigjen e Shevchenkon mund ta gjeni në videon e mëposhtme, minuta 6:33.