Lëvizja Vetëvendosje mund të mos ketë arritur që të hyjë në balotazh në shumë komuna, megjithatë, ka pasur rritje të dukshme në shumë prej tyre.
Në Kamenicë kjo Lëvizje arriti që të hyjë balotazh duke tetëfishuar numrin e votave.
Nga 800 vota në vitin 2013, në Kamenicë kandidati Qëndron Kastrati tetëfishoi numrin e votave duke çuar numrin e votave në rreth pesë mijë për këtë subjekt politik.
Vetëvendosje arriti që të ketë rritje në shumë komuna tjera, përkundër faktit që nuk hyri në balotazh.
Në Rahovec, kandidati Visar Korenica arriti që të rrisë për rreth pesë herë numrin e votave nga 800 vota në 2013 në mbi 3500 në këto zgjedhje.
Kjo rritje e VV-së në këtë qytet ka ndikuar që PDK të ketë rënie prej tre mijë votash në këtë komunë, e rritje të jashtëzakonshme të VV-së, sidomos në qytet.
Nga 100 vota në qytetin e Rahovecit, në këtë zonë VV arriti 2 mijë vota, rritje prej dy mijë për qind.
Korenica u dallua për fushatën e tij interesante, por nuk arriti të siguronte balotazhin, ani pse subjekti që ai ka përfaqësuar arriti të shënojë rritje në krahasim me zgjedhjet e kaluara lokale në 2013.