Kosova tanimë është në heshtje zgjedhore deri
të dielën kur edhe mbyllën vendvotimet. Partitë politike për 10 ditë kanë
prezantuar ofertat e tyre para simpatizantëve dhe të gjithë qytetarëve të
Kosovës.
Në zgjedhjet e së dielës marrin pjesë 25
subjekte politike, të cilat garojnë për 120 vende në Kuvendin e Kosovës.
Fushata 10 ditore ka kaluar pa ndonjë incident.
Rivalët politikë kanë dërguar akuza dhe kundër
akuza ndaj njëri-tjetrit, duke shpalosur edhe ofertën e tyre qeverisëse,
shkruan REL.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar
listën përfundimtare të votuesve, e cila përmban 1 milion e 937 mijë e 868
votues, të cilët kanë mundësi të mund të votojnë në 2 mijë e 547 vendvotime,
ndërsa numri i qendrave të votimit është 895.
Përndryshe, numri i personave që do të votojnë
për herë të parë në këto zgjedhje është 111 mijë e 733.