Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në një konferencë
për shtyp sonte pranoi humbjen e zgjedhjeve dhe theksoi se partia do të dal në
opozitë.
Kadri Veseli, kandidati për kryeministër nga
PDK tha sonte se kjo parti po kalon në opozitë.
“Kemi punuar shumë që t’i fitojmë këto
zgjedhje por nuk fituam. Qytetarët e kanë dhënë verdiktin e tyre dhe ne do ta pranojmë”,
tha Veseli në një prononcim të shkurtër para medieve në Prishtinë.
Ai falënderoi të gjithë qytetarët duke thënë
se fushata zgjedhore ishte e veçantë për të dhe se të gjithë aktivistët e
partisë të ndjehen krenar me punën që kanë bërë.